Rreth Nesh

10177519_482618755198878_3304050868076475802_n

HISTORIKU I KOMPANISË MJELLMA

Mjellma është themeluar në vitin 2005 dhe është njëra ndër ndërmarrjet e para prodhuese në Kosovë të prodhimit të letres higjenike.Falë shpirtit sipërmarrës dhe një besim pasionant të themeluesit, kompania ka arritur suksese të një pas njëshme.

Mjellma fillimisht kishte 10 punëtorë të ndarë në dy njësi prodhimi, që gjindeshin në Prizren në një lokal prej 60m² ku ndodhej makina prodhuese e salvetave të madhësisë 30×30 mm, dhe njësia e dytë prodhuese ndodhej në Prishtinë e vendosur në një lokal afarist prej 70m² ku ndodheshin makinat prodhuese të salvetave të madhësisë 25×25 mm dhe 40×40 mm. Gjatë kësaj periudhe ka arritur qe të bashkëpunoj me firmen “Nor-Kos” nga Norvegjia. Në Prill të vitit 2007 të dy njësitë e prodhimit u bashkuan në një njësi prodhimi e cila u vendos në një lokal afarist prej 540m² në Kolovicë të Re në Prishtinë dhe me zyrë në një hapësirë prej 45m² e cila sherbente vetëm për punët administrative.

Mjellma që nga zhvendosja në Prishtinë ka numëruar 10 punëtor me kualifikimet përkatëse si: një koordinator , një menaxher, dy distributor, dhe gjashtë puntorë në lëmin e prodhimit.Në vitin 2010 Mjellma  ka ndërruar lokacionin dhe është zhvendosur në Drenas në një hapesirë prej 420m² e cila e ka zgjeruar njëherish edhe veprimtarin e saj me produktet e mishit, momentalisht Mjellma  numëron 9 punëtorë me kulifikime të ndryshme.

Gjatë veprimtaris së saj Mjellma ka arritur që të rrisë bashkëpunimin me shumë firma tjera si furnitor i produkteve të saj te letres hixhenike me një cilësi të lartë të prodhimit. “Mjellma”Sh.P.K. me sjelljen e makinave moderne për prodhimin e produkteve të reja tani në treg për klientat e saj plason mbi 20 lloje të produkteve prodhuese cilësore të standardeve evropiane. Duke pasur parasysh konkurencën e prodhimeve të jashtme si për nga cilësia ë produktit ashtu edhe nga çmimi në treg ka arritur që të mbulojë pjesen më të madhe të tregut në Kosovë dhe duke i’u ofruar mundësin e furnizimit sipas nevojave të klientit.

INDUSTRIA


Industria e Letrës Higjienike


Industria e Mishit


Ferma për Majmerinë e Viçave